Aksident trafiku në këtë vend, raportohet për të lënduar

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 19:20
Aksident trafiku në këtë vend, raportohet për të lënduar

Raportohet se një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në Stanovc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha se në aksident janë përfshirë  dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar një person.

(Kosova Sot Online)