Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 19:40
Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj

Raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se është inicuar rasti si “hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 12:25, viktima femër e lindur në vitin 1949, është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Gjakovë, në banesën e saj (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha ai.

(Kosova Sot Online)