
Gjakovë: Një femër gjendet e vdekur në banesën e saj

Një grua është gjetur pa shenja jetë dje në banesën e saj në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë 18.06.2024-12:24. Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)