
Mitrovicë: Bashkëshorti pas një mosmarrëveshje e gërvisht me thikë gruan e tij
Një grua në Mitrovicë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Mitrovicë Jugu 18.06.2024-12:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)