Konsumoi një sasi medikamentesh antidepresive, vdes 43-vjeçarja nga Klosi
Në orët e para të mëngjesit një 43-vjeçare në Klos ka ndëruar jetë, pasi dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresive në banesën e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
43-vjeçarja u transportua në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mbijetuar dot, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet si vetëvrasje.
Rasti është në hetime.
Njoftimi:
Shtetësja me iniciale V.Z. dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.
43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet si vetëvrasje, megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimin për rastin.
(Kosova Sot Online)