Begaj: Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 16:28
Begaj: Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në çdo organizatë ndërkombëtare dhe çdo iniciativë rajonale përmendet dhe mbrohet Kosova.

“Patjetër që ne do të kemi këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen nuk mendoj që ka vend për pakënaqësi. Ne jemi aty, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës. Para dy ditësh isha në Kosovë, mora pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kjo tregon që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, ka thënë Begaj.

(Kosova Sot Online)