Lajçak planifikon të takohet me Vuçiqin

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 17:23
Lajçak planifikon të takohet me Vuçiqin

Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, sot do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçië, kanë raportuar mediet serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas medieve serbe, takimi me Lajçak e Vuçiq do të nis rreth orës 18:00.

Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me hapat konkret që duhen ndërrmarë në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Fokusi i vizitës sime sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se çfarë hapash konkretë do të ndërmarrim në procesin e normalizimit, sigurisht kemi marrëveshje dhe duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, dhe kjo ishte një nga çështjet e para që diskutuam me zotëri Bislimin. Dhe çështja e dytë ka të bëjë më planin e rritjes që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime, por për Kosovën dhe Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe jam unë ai që do ta bëj vlerësimin për konstruktivitetin”, ka deklaruar Lajçak.


(Kosova Sot Online)