Lajçak takohet me Petkoviqin në Beograd, përmend nevojën e një takimi të kryenegociatorëve
Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, përcjell “Kosova sot Online”.
Lajçak përmes një njoftimi në rrjetin social X ka thënë se me Petkoviq kanë biseduar për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve.
“U takova edhe me kryenegociatorin serb @PetkovicPetar për të folur për çështjet teknike aktualisht në axhendën e Dialogut dhe nevojën e mbajtjes së një takimi të kryenegociatorëve për t’i adresuar ato”, shkroi Lajçak.
Lajçak këtë takim e bëri gjatë vizitës së tij në Beograd, atje ku u taku edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
I also met with Serbian Chief negotiator @PetkovicPetar to speak about technical issues currently on the Dialogue agenda and the need to hold a Chief negotiators meeting to address them. pic.twitter.com/jiZe6zQlVl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 19, 2024
(Kosova Sot Online)