Edhe në Shqipëri sot moti i nxehtë

  • E.k /
  • 20 June 2024 - 08:12
Edhe në Shqipëri sot moti i nxehtë

Në Shqipëri, do të vijojë depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

(Kosova Sot Online)