
Lajçak takon ministrin e jashtëm të Serbisë: Diskutuam për dialogun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tij në Beograd është takuar me ministrin e sapoemëruar të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajçak ka traguar se kanë diskutuar për procesin e dialogut.
Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në BE.
“Në Beograd pata rastin të takohem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”, ka shkruar Lajçak.
(Kosova Sot Online)