
Peter Stano del me kerkesë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) besojnë se politikanët nuk duhet t’i politizojnë festivalet që promovojnë shkëmbime kulturore mes vendeve, siç është festivali "Mirëdita, dobar dan", pas thirrjeve nga zyrtarë të caktuar në Beograd për anulimin e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
"Është e rëndësishme të përmbahemi nga gjuha nxitëse dhe politizimi i asaj që në thelb është një iniciativë kulturore e organizatave të shoqërisë civile që duan të promovojnë shkëmbime ndërkulturore dhe ndërpersonale. Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo ngjarje duhet të mbahet”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
(Kosova Sot Online)