Tërmet i fortë në këtë vend
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin autonom Xin Jiang të populluar nga ujgurët, njoftoi sot Qendra e Monitorimit të Tërmeteve të Kinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Epiqendra ishte në qytetin Atuks, në një thellësi prej 19 kilometrash
Për momentin nuk ka informacione për dëme apo të lënduar, por gjithsesi situata u raportua se ishte alarmante.
(Kosova Sot Online)