Qendra Presidenciale Clinton kujton vizitën e ish-Presidentit dhe Zonjës së Parë

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 23:47
Qendra Presidenciale Clinton kujton vizitën e ish-Presidentit dhe Zonjës së Parë

Qendra Presidenciale Clinton ka publikuar fotografitë e Bill dhe Hillary Clinton kur vizituan fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pasi NATO i dha fund luftës në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këto fotografi shihen të dy duke ju qëndruar afër familjeve kosovare në Stankovec pas përfundimit të luftës.

“Familja Klinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. President@BillClinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre”, thuhet në një postim në rrjetin social X.

(Kosova Sot Online)