![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Edhe sot mot përvëlues
![Edhe sot mot përvëlues](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/21/auto_mot-600x3601718949984.png)
Sot do të vazhdoj vala e nxehtësisë me temperatura edhe më të larta deri në 36C e 37C, përcjell “Kosova Sot Online”.
Do të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse kalojnë kohëpaskohe vransira të larta. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-5m/s. Minimalet zbresin në 18C e 20C, njofton Prishtina Weather.
Më shumë vransira shfaqen orëve të pasdites të shtunën, ku në pjesë të vendit mund të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat arrinë pikën më kulminante të kësaj vale nxehtësie, deri në 37C e 39C. Nga dita e diel po pritet të kemi mot më të paqëndrueshëm, me zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave në pjesë të vendit, që në raste mund të marrin veçori edhe të stuhive me reshje të dendura shiu dhe breshër duke shkuar nga dita e hënë. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në fillim të javës së ardhshme, në 30C e 32C.
(Kosova Sot Online)