Moti shumë i nxehtë edhe në Shqipëri, maksimalja shkon në 41 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Temperaturat parashikohen nga 20 në 41 gradë Celsius
(Kosova Sot Online)