
Policia nis hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që ndodhën dje në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që kanë ndodhur dje në rajonin e Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN – Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)