Ishin në rrezik jete, shpëtohen dy pushueset nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

  • 21 June 2024 - 12:11
Ishin në rrezik jete, shpëtohen dy pushueset nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikuar mbytjen paraditen e së premtes në plazhin e Shëngjinit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rasti është regjistruar në qendër të plazhit, ndërsa pushueset janë arritur të nxirren nga vrojtuesi i plazhit dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, raporton Opinion.al.

Sipas informacioneve, dy pushueset ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online )