Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo, përcjell “Kosova Sot Online”.
Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.
“Angazhimi i ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme”.
“Bashkëpunimi me ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”, tha Haxhiu.
(Kosova Sot Online)