Hacker në Serbi, Vuçiq: Përsërita mirënjohjen time për forcat e KFOR-it, të cilat janë garantues i sigurisë së popullit tonë në Kosovë

  • E.k /
  • 21 June 2024 - 15:42
Hacker në Serbi, Vuçiq: Përsërita mirënjohjen time për forcat e KFOR-it, të cilat janë garantues i sigurisë së popullit tonë në Kosovë

Gjenerali i Komandës Ajrore të NATO-s, James B. Hacker, i cili është edhe komandant i Forcave Ajrore të SHBA-së në Europë dhe Forcave Ajrore në Afrikë, ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka njoftuar se ka biseduar për situatën e sigurisë në vend,rajon e në veçanti në Kosovë.

“Një bisedë e mirë me gjeneralin Hecker, me të cilin diskutova për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, veçanërisht në Kosovë, si dhe aspektet gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit të partneritetit. Përsërita mirënjohjen time për forcat e KFOR-it, të cilat janë garantues i paqes dhe sigurisë së popullit tonë në Kosovë dhe shpreha kënaqësinë time për besimin reciprok dhe bashkëpunimin e mirë që po zhvillohet duke respektuar neutralitetin ushtarak të Serbisë. Gjithashtu diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)