Dhunohet një e mitur në Drenas, zbulohet dhe arrestohet i dyshuari

  • 22 June 2024 - 09:13
Dhunohet një e mitur në Drenas, zbulohet dhe  arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një burrë  e në Drenas nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur,transmeton "Kosova Sot Online ". Sipas policisë, ajo ishte gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar nga policia, teksa viktima është kthyer në familjen e saj.

“Gllogovc, 2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online )