Lumir Abdixhiku kështu e citon Clarkun
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, ishte sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ndau atij dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, ndërsa në Facebook ndau një foto të përbashkët, duke cituar fjalët e amerikanit.
“Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, ajo quhet LDK”. Gjeneral Wesley Clark. Prishtinë, 23 qershor 2024”, shkroi Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)