Ky vend ul numrin e apartamenteve me qira ditore

  • E.k /
  • 24 June 2024 - 11:49
Ky vend ul numrin e apartamenteve me qira ditore

Barcelona, ​​një destinacion kryesor spanjoll për pushime, ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira ditore të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028. Mund të duket një veprim që mund të penalizojë shumë vendin, por përkundrazi, pas saj ka një qëllim të mirë. E gjitha ka ardhur pasi në këtë mënyrë synohet që të frenohen kostot e larta të strehimit dhe ta bëjë qytetin të banueshëm për banorët.

Kryebashkiaku i majtë i qytetit, Jaume Collboni, tha se deri në nëntor 2028,  Barcelona  do të heqë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si qira afatshkurtra.

“Ne po përballemi me atë që besojmë se është problemi më i madh i Barcelonës. Bumi i qirave afatshkurtra në Barcelonë, qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj, do të thotë se disa banorë nuk mund të përballojnë një apartament pasi qiratë u rritën me 68% në 10 vitet e fundit dhe kostoja e blerjes së një shtëpie u rrit me 38%. Aksesi në strehim është bërë një nxitës i pabarazisë, veçanërisht për të rinjtë”, tha Collboni.

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga të gjithë.

“Collboni po bën një gabim që do të çojë në varfëri (më të lartë) dhe papunësi”, tha në një deklaratë shoqata e apartamenteve turistike të Barcelonës APARTUR, duke shtuar se ndalimi do të shkaktonte paligjshmërinë.

Ato që do të përfitojnë nga kjo lëvizja janë hotelet. Hapja e hoteleve të reja në zonat më të njohura të qytetit u ndalua nga një parti e ekstremit të majtë që qeveriste Barcelonën midis 2015 dhe 2023, por Collboni ka sinjalizuar se mund të lehtësonte kufizimin.

(Kosova Sot Online)