
Ndërron jetë Albanologu Dr. Mehmet Rukiqi

Abanologu Dr., Mehmet Rukiqi, sot ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ishte Doktor i letërsisë popullore, veteran i arsimit, bashkëpunëtor i jashtëm i Insitutit Albanologjik dhe pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në varrezat e fshatit Verboc në Drenas.
(Kosova Sot Online)