![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjakovë: Derisa po i shqiptohej gjoba hodhi 20 euro në veturën e policisë, arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti
![Gjakovë: Derisa po i shqiptohej gjoba hodhi 20 euro në veturën e policisë, arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/24/auto_1200x675_3176771719231270.webp)
Një person është arrestuar sot në fshatin Rakovinë në Gjakovë nën dyshimin për dhënie ryshfeti, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjatë kohës kur policia po i lëshonte gjobë për kundërvajtje, i dyshuari ka hedhur 20 euro në veturën e policisë. Kështu ai dyshohet se ka bërë përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të policëve.
Njoftimi i plotë:
Më datën 24 qershor 2024, zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë- Gjakovë. Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut, përderisa vazhdojmë të angazhohemi në drejtim të ruajtjes së rendi dhe qetësisë publike.
(Kosova Sot Online)