Vdiq gazetari i njohur shqiptar

  • A.P /
  • 24 June 2024 - 22:31
Vdiq gazetari i njohur shqiptar

Isuf Kadriu, korrespondent i REL në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Kadriu ka raportuar për REL-in prej Shkupit prej vitit 2002.

Ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij.

(Kosova Sot Online)