
Arrestohet një serb në Zveçan, u prezantua si doganier i Kosovës

Një person (serb) është arrestuar pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ia jap dokumentet personale identifikuese dhe t’i bëhej alkool-testi pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur dje në Zveçan.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)