
Gruda për takimin e Hisen Berishës me Martin Berishajn: Personalisht mund të them është një gjë e gabuar

Përparim Gruda nga PDK, është pyetur për takimin e deputetit të PDK’së Hisen Berishës me ambasadorin Martin Berisha, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se personalisht mendon që ky takim ka qenë gabim.
“Unë mendoj që kjo pyetje duhet t’i drejtohet kryetarit të partisë, Memli Krasniqi apo dikujt nga struktura udhëheqëse, unë këtu nuk mund të flasë në emër të PDK, personalisht mund të them është një gjë e gabuar që e ka bërë deputeti i PDK’së por ky është qëndrimi im personal”, tha ai.
Më 29 mars, Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
(Kosova Sot Online)