Vuçiq: Shteti i Serbisë është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën

  • E.k /
  • 25 June 2024 - 13:21
Vuçiq: Shteti i Serbisë është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisioneren e BE-së, Ylva Johansson, për të folur për bashkëpunimin me Bashkimin Europian, ku pjesë e bashkëbisedimit ishte edhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb ka shkruar se Serbia është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën.

“Unë thash se shteti i Serbisë është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por që është thelbësore të theksohet siguria e popullsisë së Serbisë, dhe të kryej të gjitha obligimet të marrëveshjes të arritura deri tani, pa e zgjatur më shumë. Unë theksova se me Kosovën jemi në një situatë të vështirë, dhe se serbet në Kosovë janë duke hasur në presion të madh, dhe detyrimet tjera të shkaktuara nga Prishtina”, shkruan Vuçiq.

(Kosova Sot Online)