![Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/01/200x200_lumirabdixhiku-600x3601730462381.jpg)
Stano lë të kuptohet se BE s’mund të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë për Banjskën pa i kryer Kosova hetimet
![Stano lë të kuptohet se BE s’mund të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë për Banjskën pa i kryer Kosova hetimet](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/25/auto_lu-stano-pregovori-1-sot-nbr-20200204-132819079-mxf-00-00-33-05-still001-300917-600x3601719316607.jpeg)
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se për “të proceduar” me veprime për sulmin terrorist në Banjskë duhet të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës.
“Hetimi duhet të përfundohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë në krye të hetimit dhe të sigurojnë ose të ndajnë gjetjet e plota të hetimit dhe kjo s’ka ndodhur ende, prandaj nuk mund të procedojmë pa e pasë rezultatin e hetimeve”.
Stano tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë atë se çfarë BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia kur është në pyetje për “pjesëmarrjen e mundshme apo mbështetjen nga ana e Serbisë për këtë sulm të tmerrshëm”.
“Kjo është ose duhet të jetë subjekt i investimeve dhe të gjeturat, shpresojmë, të kenë në raportin final të hetimeve, që ende nuk është përfunduar akoma ose nuk është ndarë me ne së paku”.
(Kosova Sot Online)