“Kurse falas”, MASHTI del me njoftim për faqet false

  • E.k /
  • 25 June 2024 - 15:54
“Kurse falas”, MASHTI del me njoftim për faqet false

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lëshuar një njoftim në lidhje me thirrjet dhe publikimet nga faqe të ndryshme në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja, përcjell “Kosova Sot Online”.

MASHTI ka thënë se këto kurse nuk janë nga ta dhe se po keqpërdoret emri i institucionit.

Në njoftim thuhet se rastet do t’i raportojnë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin se, ditëve të fundit kemi evidentuar publikime dhe thirrje të ndryshme të pautorizuara nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale që keqpërdorin emrin e insitucionit të MAShTI.

Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga MAShTI.

Rrjedhimisht, përveç raportimeve në rrjetet sociale përkatëse, pas mbledhjes së fakteve rastet do t'i denoncojmë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)