
Janë shfaqur postera me imazhin e Sllobodan Millosheviqit me shkrimin 'Kosova është Serbi'

Në disa lokacione në Beograd sot janë shfaqur postera me imazhin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, me shkrimin “Kosova është Serbi”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lëvizja “Nashi”, e njohur për shënjestrimin e shpeshtë të mediave dhe gazetarëve, është paraqitur si autore e këtyre posterave.
Siç raporton Nova , një nga lokacionet ku u shfaq imazhi i Millosheviqit është Brankov Most.
Simbolikisht apo jo, posterat janë vendosur një ditë përpara se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të ulen përballë njëri-tjetrit në Bruksel.
(Kosova Sot Online)