Moti sot me befasi, shi dhe shkarkime rrufesh

  • 26 June 2024 - 07:53
Moti sot me befasi,  shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton "Kosova Sot Online ".

 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. 

(Kosova Sot Online )