Maqedonci sot në vizitë zyrtare në Kroaci, në takim do të diskutohet në fokus bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes

  • E.k /
  • 26 June 2024 - 08:09
Maqedonci sot në vizitë zyrtare në Kroaci,  në takim do të diskutohet në fokus bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do ta vizitojë sot Kroacinë, përcjell “Kosova So Online”.

Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria kroate e Mbrojtjes.

Ministria ka njoftuar se në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë.

(Kosova Sot Online)