Lexoni edhe:
Befason Danimarka, si u kualifikua nga vendi i dytë dhe para Sllovenisë?
Argjentina ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në Copa America dhe kaq i ka mjaftuar për të siguruar kalimin nga Grupi A, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në një ndeshje të zjarrtë të zhvilluar në MetLife Stadium, Argjentina ka fituar ndaj Kilit me rezultat minimal 1-0.
Për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 88-të, kur Lautaro Martinez u gjet bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për t’i dhënë fitoren Argjentinës.
Befason Danimarka, si u kualifikua nga vendi i dytë dhe para Sllovenisë? Lexoni edhe:
Ndërkohë fitore në Grupin A ka shënuar edhe Kanada që ka mposhtur Perunë me rezultat identik 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi sulmuesi i Lille, Jonathan David 16 minuta para fundit të ndeshjes duke sjell një gëzim të madh në shkallët e stadiumit Children’s Mercy Park.
Ndeshjen e fundit Argjentina që tanimë është kualifikuar e zhvillon ndaj Perusë, ndërsa Kanada që ka tre pikë luan me Kilin ndeshjen vendimtare për kualifikim.
(Kosova Sot Online )