Gjakovë: Një nënë raporton se djali i saj u largua nga shtëpia, nuk dihet se ku ndodhet
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një personi në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një nënë ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë se ku ndodhet.
Ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Rr. Musa Islami, Gjakovë / 25.06.2024 – 07:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)