Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë, nuk gjen shkelje në plotësim ndryshimin e ligjeve për pagën minimale e tatimit në të ardhura vjetore

  • 26 June 2024 - 12:01
Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë, nuk gjen shkelje në plotësim ndryshimin e ligjeve për pagën minimale e tatimit në të ardhura vjetore

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë të gjitha kontestimet e bëra nga shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, rreth Ndryshimit dhe Plotësimit të Ligjeve që përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Duke qenë se s’është gjetur asnjë shkelje kushtetuese, Gjykata ka rekomanduar që Ligji t’i dërgohet presidentes së Republikës për shpallje.

Image

(Kosova Sot Online )