
Paralajmërohet stuhi pasditën e sotme

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se sot do të ketë destabilizim të motit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje, Aliu ka thënë se shumë rajone do të përfshihen nga rrebeshet e shiut.
“Sot do të jetë një nga ditët më të paqëndrueshme në gjithë rajonin, por edhe në Kosovë si pasojë e aktivitetit ciklonik dhe zhvendosjes së këtyre masave të nxehta ajrore, pasdite do të ketë destabilizim të motit, shumë rajone do të përfshihen nga rebeshje shiu, por që do të jenë të intensitetit të lartë, pjesa jugore, jugliundore dhe verilindore me reshje të intensitetit të lartë, shira të rrëmbyeshme dhe erëra të forta,” ka thënë Aliu.
(Kosova Sot Online)