Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 22:31
Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

“Pas 14 vitesh beteja ligjore, Julian Assange është i lirë të shkojë në shtëpi”. Kështu u tha gazetarëve avokatja Jennifer Robinson jashtë gjykatës në ishullin Saipan, ku u mbajt marrëveshja e themeluesit të WikiLeaks me drejtësinë amerikane, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Gjykatësi Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe e liroi atë për shkak të kohës që ai kishte kryer dënimin tashmë në një burg britanik. Gjatë seancës dëgjimore tre-orëshe, Julian Assange u deklarua fajtor siç kërkohet nga marrëveshja: “Duke punuar si gazetar, inkurajova burimin tim të jepte informacione që pretendohej se ishin të klasifikuara për t’i bërë publike,” tha ai në gjykatë. “Unë besoja se Amendamenti i Parë e mbronte këtë aktivitet, por e pranoj se ishte … shkelje e Aktit të Spiunazhit ,” shtoi Assange. Kujtojmë se themeluesi i WikiLeaks qëndroi i burgosur për pesë vjet në burgun e sigurisë maksimale në Belmars, pasi i kaloi shtatë vitet e mëparshme në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

(Kosova Sot Online)