Ja pse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë qeverisë

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 14:58
Ja pse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë qeverisë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur t’i japë të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për pagën minimale, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Kushtetuesja nuk gjeti se ka pasur shkelje në ligjet që kanë të bëjnë me personat paraplegjikë dhe tetraplegjikëdhe tha se ligji në fjalë i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, për shpallje.

“…njëzëri, të shpallë, që në bazë të nenit 43 (afati) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, i dërgohet presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

(Kosova Sot Online)