Borrell paralajmëron Serbinë: O me Rusinë o me BE-në

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 15:00
Borrell paralajmëron Serbinë: O me Rusinë o me BE-në

O me Rusinë o me BE-në, ishte ky mesazhi që i përcolli Beogradit shefi i diplomacisë së bllokut, Josef Borrell, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Ai paralajmëroi se ambiciet  për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku.

“Harmonizimi me politikën tone të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohet një zgjerim i zgjedhjes së tyre strategjike dhe përkushtim për anëtarësim. Mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së”, tha shefi i diplomacisë evropiane pas përfundimit të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg.

(Kosova Sot Online)