
Vritet shqiptari pas sherrit mes të burgosurve në burg

Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje me thika në burgun grek të Koridhalos në Greqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mediat greke shkruajnë se nga përleshja e ndodhur në sektorin ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale ka mbetur i vdekur Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje.
Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
(Kosova Sot Online)