Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 16:50
Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot ka deklaruar se Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë nga institucionet vendore, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Për të njëjtën çështje mediat serbe kanë deklaruar se Petkoviq nuk është lejuar të hyjë në Kosovë për festën e Vidovdanit.

“Ky ndalim vjen në prag të një raundi të ri të dialogut në Bruksel në nivel të lartë politik dhe nuk ka dyshim se Kurti ka dashur të tregojë në këtë mënyrë se nuk është i interesuar për asnjë normalizim të marrëdhënieve dhe se politika e tij e vetme është shkelja e të gjitha marrëveshjeve të arritura”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra në fjalë.

(Kosova Sot Online)