Ka nisur takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 16:54
Ka nisur takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun

Zyrtarisht ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

I njejti  do të pasohet me një takim të ndërmjetësve europianë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para këtij takimi, Borrell në deklarimin e tij për media ka thënë se do të diskutojnë hapat konkretë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët drejt zbatimit të marrëveshjes së dakorduar vitin e kaluar.

“Shpresoj që sot definitivisht do të diskutojmë se si të sigurojmë dhe që më në fund të lëvizim përpara në bazat e kësaj marrëveshje. Për këtë do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Ajo që është dakorduar duhet të zbatohet. Veprimi duhet të pasojë marrëveshjen, zbatimi është fjala kyçe dhe sot do të punojmë në hapat konkretë të ardhshëm të implementimit”, tha Borrell.

(Kosova Sot Online)