Sallahu - Kushtetueses: VETËVENDOSJE jemi ne, kuptone

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 17:17
Sallahu - Kushtetueses: VETËVENDOSJE jemi ne, kuptone

Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit e rrëzoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i ka reaguar zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Sallahu ka thënë se menjëherë do të fillojnë me plotësimin e dëshirave të gjyqarëve të Kushtetueses.

Ai ka thënë se kjo Byro do të bëhet.

Postimi i plotë:

Nëse mendoni që do të na stoponi e keni shumë shumë gabim.

VETËVENDOSJE! jemi NE. Kuptone drejt dhe qartë.

Menjëherë do të fillojmë me plotësimin e dëshirave (të cilat nuk janë të tyre) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet.

(Kosova Sot Online)