Ja kur fillon faza e parë e dezinsekstimit hapësinor në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 17:41
Ja kur fillon faza e parë e dezinsekstimit hapësinor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e parë e dezinsekstimit hapësinor do të nisë më 29 qershor, në ora 19:30, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

“Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30. Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.”

Dezinsektimi do të realizohet nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, në të kundërtën Komuna thotë se do të shtyhet.

“Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë.”


(Kosova Sot Online)