Vdes një grua si pasojë e një aksidenti
Raportohet se një grua, në cilësinë e pasagjerës ka humbur jetën në një aksident trafiku mes kamionit dhe veturës në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në Sojevë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha se lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i veturës i cili është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.
“Me datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.
“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.
“Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha ai.
(Kosova Sot Online)