Kurti: Kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet për zbatimin e marrëveshjes

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 19:52
Kurti: Kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet për zbatimin e marrëveshjes

Pas dështimit të mbajtjes së takimit trepalësh në Bruksel, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij,  që nga takimi I fundit që kanë pasur trepalësh, kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga sulmi terrorist në Banjskë e deri tek letra për marrëveshjen bazike të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti ka përmendur tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëcka prej atëqehrë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëevshjes bazike. Sic e tha edhe vetë Borrell unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB’së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi I Radojqitit autoriteteve të Kosovës”, tha Kurti.


(Kosova Sot Online)