Gjuriq thotë se veç Kosova po u shkakton telashe në integrime, çështjet e tjera i mbyllin brenda muajsh

  • E.k /
  • 27 June 2024 - 08:00
Gjuriq thotë se veç Kosova po u shkakton telashe në integrime, çështjet e tjera i mbyllin brenda muajsh

Që Serbia të anëtarësohet në Bashkimit Evropian “të gjitha kushtet i ka lehtë t’i përmbush…përveç Kosovës”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, siç e citoi agjencia austriake e lajmeve “APA”.

“Jam i bindur që Serbia mund të plotësojë të gjuiAtha kushtet tjera formale në kapitujt e negocatave brenda disa muajsh”, ka thënë Gjuriq.

Sidoqoftë, siç e citon atë “Swissinfo.ch”, çështjet me Kosovën janë barriera kryesore e Serbisë në synimet e saj – deklarative – për anëtarësim në BE.

“Çështjet me Kosovën…do të jenë vendimtar në këtë proces…gjithçka tjetër do të jetë lehtë të zgjidhet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)