Vllasi: Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme

  • E.k /
  • 27 June 2024 - 09:00
Vllasi: Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që nuk është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Borrell e lë fajtore Kosovës dhe kjo nuk do duhej të ndodhte.

Vllai tha se dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)