Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Gjilan, vdes pasagjerja e një veture

  • E.k /
  • 27 June 2024 - 12:00
Aksident me fatalitet  në magjistralen Ferizaj-Gjilan, vdes pasagjerja e një veture

Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti të rëndë në që ka ndodhur dje në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi një veturë nga pakujdesia e ka goditur një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, e ky pasagjerja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion

“Magjistralja Ferizaj-Gjilan, 26.06.2024-16:40. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia e godet një kamion, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe viktima femër kosovare/pasagjere e cila nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)